Sherr banal në Vlorë, vajza goditet me gotë në fytyrë

Një sherr banal ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në ambientet e një lokali në Vlorë. Nga kjo përplasje dy persona kanë mbetur të plagosur, ku si pasojë e sherrit një vajzë është prerë me gotë në fytyrë dhe një djalë ka marr plagë në kokë me disa të çara.

Dy të rinjtë e plagosur janë dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.Ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje për më shumë detaje në lidhjen e shkakut të konfliktit në ndodhur në këtë lokal.

Ndërkohë, policia ende nuk ka reaguar për të dhënë një informacion sa më të saktë në lidhje me këtë çështje.


Shtuar 16.01.2025 23:13

Tags: ,