Në galerinë e Bulqizës është plagosur një minator, pas një shembje të ndodhur në galeri. Policia ka proceduar penalisht punonjësin e një firme minerare në Bulqizë. Procedimi penal ndaj tij filloi pasi ky shtetas nuk ka bërë kontrollin teknik të frontit të punës sipas rregullores.
Njoftimi i policisë:
Bulqizë
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, për shtetasin, N. Gj., 42 vjeç, banues në Bulqizë, punonjës pranë një firme minerare në Bulqizë.
Procedimi penal ndaj tij filloi pasi ky shtetas nuk ka bërë kontrollin teknik të frontit të punës sipas rregullores dhe për pasojë gjatë punës në galeri është shembur një copë minerali dhe ka mbetur i lënduar shtetasi H. R., 32 vjeç,(punëtor), i cili ndodhet për mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën./albeu.com