Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi thotë se sëbashku me Bindjen Demokratike të Astrit Patozit, do të garojnë për këshillat bashkiakë në zgjedhjet e ardhshme lokale.
I ftuar në emisionin “Log.”, Shehi u shpreh se nëse Partia Demokratike do të dalë me një kandidat të vetëm për çdo bashki, atëherë do t’i mbështesin.
Të lidhura
None found
Në të kundërt, vijoi Shehi, nëse dalin me 2 kandidatë, nuk do të kenë mbështetjen e koalicionit mes LZHK-së dhe BD-së.
Shehi: Unë nuk shkoj as tek njëri dhe as tek tjetri. Jam shumë i kënaqur, me një koleg, kemi një histori tek PD-ja. Një njeri që di të flasë dhe të shkruajë dhe qëndron brenda një logjike. Me zotërinjtë e tjerë kemi folur. Vangjel Dule ka një raport tjetër, ka bërë mirë. Edhe unë Igli Carën mbështes në Durrës. Nëse dy PD-të do nxjerrin dy kandidatë, atëherë i lind të drejta dhe të tjerëve. Zotërinjtë e tjerë (kolegët opozitarë) skanë mbajtur qëndrime të tjera. Ne duam të dalim me listën tonë, me idetë tona.
E konsiderojmë njëlloj alternative. Deri më sot jemi për këshilltarë. Do presim kolegët e shumicës brenda opozitës, PD-në e madhe të Berishës dhe PD-në e vogël. Do ta sqarojnë këta këtë çështje. Nëse ka një kandidat të vetëm, ne do mbështesim atë kandidat. Nëse 2 PD-të do nxjerrin nga dy kandidatë, ne s’jemi jetimë, do shohim.
Pyetje: Mendoni se do fitoni në Durrës dhe Shkodër?
Shehi: Jo, do tregojmë se çfarë idesh kemi. Nëse hyjnë 2 kandidatë nga PD-ja, mendoni se do fitojë ndonjëri nga ata? Ne fuqinë tonë e masim edhe me këshilltarë. Kemi 6 muaj që themi këtë punë, hajde gjejmë një formulë për një kandidat të vetëm. Ne e provuam më parë me dy kandidatë dhe i pamë rezultatet.
