Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, ka dhënë reagimin e tij nga konferenca në Bruksel, për dëshmitë e vrasjeve masive të civilëve nga forcat ruse në Bucha, pranë kryeqytetit ukrainas Kiev.
“Kam frikë se do të shohim më shumë mizori”, thotë ai.
Stoltenberg tha gjithashtu se do të mirëpriste Finlandën dhe Suedinë në aleancën e NATO-s nëse vendosin të bashkohen, por çdo lëvizje e tillë varet nga të dy kombet.
“Nëse ata aplikojnë, unë pres që 30 aleatë do t’i mirëpresin”.