SHBA mohon akuzat e Rusisë: Nuk kemi lidhje me sulmin në Kremlin

Pretendimet e Rusisë se SHBA qëndron pas një sulmi me dron në Kremlin janë të rreme, tha zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

“Mund t’ju siguroj se nuk ka pasur asnjë përfshirje nga Shtetet e Bashkuara në këtë. Çfarëdo që të ishte, nuk na përfshiu ne”, tha Kirby për MSNBC në një intervistë.

Të lidhura

None found

“Ne nuk kishim të bënim me këtë”, theksoi ai.

Shtetet e Bashkuara nuk inkurajojnë apo mundësojnë Ukrainën të godasë jashtë kufijve të saj, shtoi ai.

Kirby tha se ishte ende e paqartë se çfarë ndodhi saktësisht në Kremlin dhe se Uashingtoni ende po shqyrtonte incidentin. Rusia më herët akuzoi Shtetet e Bashkuara se qëndronin pas sulmit.


Shtuar 4.05.2023 14:16