Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të japin 1.3 miliardë dollar ndihmë shtesë për ekonominë e Ukrainës, për të rimëkëmbur kryesisht infrastrukturën e shkatërruar nga bombardimet ruse.
Lajmi u njoftua nga sekretari amerikan shtetit, Anthony Blinken nga Londra, ku po mbahet konferenca e vendeve donatore për Ukrainën e shkatërruar nga lufta.
“Për sa kohë që Rusia vazhdon të shkatërrojë, ne do të jemi aty për të ndihmuar Ukrainën të rindërtojë të ardhmen e saj”, theksoi Blinken.
Rreth gjysma e ndihmës së SHBA-ve (520 milionë dollarë) do të përdoret për rindërtimin e infrastrukturës energjetike të Ukrainës, ndërsa 657 milionë dollarë do të përdoren për të “modernizuar” hekurudhat, portet, kufijtë dhe “të gjithë infrastrukturën kryesore që lidhin vendin me Evropën”, shpjegoi. ministri amerikan.
Pjesa tjetër e parave do të shkojë për të mbështetur bizneset ukrainase dhe financimin e procesit të digjitalizimit të administratës publike ukrainase, kryesisht me qëllim “luftën kundër korrupsionit”, shtoi ai, një mesazh i qartë për liderët ukrainas të cilëve u kërkoi të vazhdojnë reformat në këtë drejtim.
Që nga fillimi i pushtimit rus, SHBA-ja ka dhënë më shumë se 20 miliardë dollarë për të mbështetur ekonominë dhe zhvillimin e Ukrainës , dhe më shumë se 40 miliardë dollarë për të mbështetur ushtrinë e vendit.
/albeu.com/