SHBA/ Humb jetën në aksident ish-drejtori i Postës së Lezhës

Ish-drejtori i Sigurimeve Shoqërore dhe Filialit të Postës në Lezhë, Petrit Marku ka humbur jetën në një aksident me makine në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetonte bashkë me familjen prej 4 vitesh.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme ne New York.

Për fat të keq Marku nuk ka mundur të mbijetojë nga plagët e marra.

Petrit Marku ka qenë drejtues institucionesh gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike ne vitet 2005-2013. /albeu.com/