Vëllai i Nevila Pjetrit, Dritani ka mohuar kategorisht se motra e tij punonte si prostitutë në Itali. Në një intervistë për “Neës 24” ai thotë se ka pasur kontakte të vazhdueshme me motrën në Itali.
Ai shton se për muaj të tërë ka shkuar dhe ka jetuar me Nevilën, e cila sipas Dritanit, e motra punonte një kamping.
Ndër të tjera, vëllai i 35-vjeçares ka rrëfyer dhe marrëdhënien që kishte Nevila me bashkëshortin e saj, Leonardin.
Vëllai: Jemi 5 fëmijë, 2 motra 3 çuna. Kishim shumë marrëdhënie të mira, më rrinte afër. Kemi qenë shumë të varfër.
Pyetje: Prindërit kanë ndërruar jetë?
Vëllai: Kanë vdekur. Babi ka 3 vjet, mami 4 muaj.
Pyetje: Çfarë komunikimi kishit ju me Nevilën?
Vëllai: Kishim shumë komunikim të shpeshtë. Kam pasur shumë kontakte, e kam përjetuar më shmë dhimbjen e madhe.
Pyetje: Nga ajo çfarë është përfolur në media, dy motrat tuaja kanë pasur precedentë më parë?
Vëllai: Ajo ka qenë, hynin tek kushëriri i vetë, ai fuste njerëz. Motra e madhe shkonte për qejf dhe nuk bënte gjë. E futën në burg, dhe ne e nxorrëm. Më pas shteti tha se ka dalë e pastër
Pyetje: Sa kohë ka që njihet me Leonardon? E njihnit?
Vëllai: Kishte një vit që e njihte. Edhe ne e njihnim, kemi qëndruar 2-3 muaj tek shtëpia në Itali. Shumë mirë i kishin marrëdhëniet, nuk ziheshin, rrinin si njerëz. Leonardo i ka bërë letrat. JHanë martuar me celebrim. Ai e ndihmoi vetë. Leonardo vinte nga një martesë tjetër, ka dhe një gocë 14 vjeç.
Unë dilja me motrën, me atë gocën me atë çunin. Motra gjithë ditën bënte punë në shtëpi, ndërsa nga ora 6-8 bënte punë në kamping. Nuk është e vërtetë që motra është prostitutë. Unë e njoh shumë mirë motrën time, nuk është se nuk kam pasur kontakte për dy vjet me motrën time. Unë kam shkuar 8 herë në Itali.