Këshilli Komunal i Tetovës ka vendosur të heqë nga rendi i ditës pikën që parashikonte emërtimin e 67 rrugëve. Propozimi u tërhoq me 20 vota pro, ndërsa nuk pati asnjë votim kundër apo abstenim.
Të lidhura
None found
Seanca u braktis fillimisht nga grupi i këshilltarëve të BDI-së, por në momentin e vazhdimit të mbledhjes, në sallë u paraqit vetëm koordinatori i tyre, Berat Murati.
Pas një diskutimi të zgjatur, përfaqësuesit e Këshillit arritën në përfundimin që kjo çështje të rikthehet për vlerësim në Komisionin përgjegjës për emërtimin e rrugëve.
Ky komision e ka filluar aktivitetin e tij disa vite më parë dhe, bazuar në informacionet e dhëna gjatë seancës, deri tani janë realizuar dy diskutime me publikun rreth kësaj teme.
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, e cilësoi të gabuar propozimin e ardhur nga BDI, duke theksuar se procedurat për riemërtimin e rrugëve tashmë kanë nisur.
