Sekuestrohen rreth 25 mijë euro të padeklaruara në doganën e Kapshticës

Në doganën e Kapshticës janë sekuestruar 24.530 euro të padeklaruara. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin Ej. D., 67 vjeç, në një çantë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 24.530 euro, sasi të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar.

Njoftimi i policisë:

Kapshticë

Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Policia Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore, parandalojnë dhe godasin një rast të mosdeklarimit të një shume parash në euro.

Procedohet penalisht një shtetas.

Sekuestrohen 24.530 euro të padeklaruara.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me autoritetet doganore, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin J. D., 67 vjeç, banues në fshatin Shegas, Lushnjë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, në një çantë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 24.530 euro, sasi të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar.

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët filluan procedimin penal ndaj këtij shtetasi për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë./albeu.com


Shtuar 28.07.2021 10:12