Janë sekuestruar kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin në fshatin Baban dhe në qytetin e Bilishtit.
Mësohet se kamerat u përkasin dy personave me precedent të mëparshëm penalë.
Nga kontrolli i komisariatit të këtij rrethi, në vijim të operacionit “Fijet”, u konstatuan kamera në banesat e shtetasve Andrea Bleta në fshatin Baban, dhe Sokol Anxhi në qytet.
Sipas informacioneve, të dy shtetasit janë me precedentë në fushën e narkotikëve, ndërsa Sokol Axhi ishte me masë sigurie arrest në shtëpi.
Deri tani, konfirmohen 2 kamera të sekuestruara, pasi ishin vendosur në kundërshtim me ligjin, ndërsa do të vijohet me kontrolle edhe në ditët në vazhdim./Albeu.com/