Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni antidrogë i zhvilluar midis policisë së Vlorës dhe Guardia di Finanza (GDF italiane) ku ranë në pranga 3 skafistë nga Vlora dhe dy ukrainas, të cilët ishin nisur nga Italia me një velierë për t’a ngarkuar me drogë në gjirin e “Arushës”.
Ka qenë Drejtoria e Policisë së Vlorës dhe Policia Kufitare që ia kanë përçuar GDF italiane informacionin për lëvizjen e tre skafeve me drejtues shqiptarë.
Nga momenti i shkëmbimit të lëndës narkotike, bëhet me dije se në këtë moment helikopteri i Guardia di Finanza ka qenë duke ndjekur qoftë palën shqiptare, por edhe dy skafistët ukrainas, për të ndërhyrë në momentin e shkëmbimit.
Mësohet se policia po heton se ku është gjetur veliera dhe kush i ka dërguar në Shqipëri dy shtetasit ukrainas, të cilët kanë deklaruar për autoritet italiane se u është premtuar një shumë monetare për të kryer këtë udhëtim. Arsyeja përse të dy palët janë rezervuar për të bërë publike pamjet e velierës luksoze që u ngarkua me drogë mësohet të jenë hetimet e zgjeruara që po kryen në Itali për të gjetur pronarin e saj sipas News 24.
Sipas deklarimeve të dy ukrainasve të arrestuar, mjeti lundrues i është “dhënë nga një shtetas italian dhe i ishte thënë “të niseshin drejt Shqipërisë”.
Veliera ka qenë tepër luskoze dhe dyshimet janë të forta nga pala italiane, pasi ende nuk dihet nëse ka një denoncim për zhdukjen nga pronari i mundshëm i saj./albeu.com