Detaje të reja bëhen me dije nga sekuestrimi i një sasie prej 1 milon paund në Portin e Durrësit.
Mësohet se sasia e parave në Paund ishte fshehur në shasinë e mjetit. Paraprakisht raportohet se furgoni ka ardhur nga porti i Ankonës në Itali dhe ka mbërritur në Durrës rreth orë 12:00.
Furgoni ishte i ndaluar, pasi ishte me risk dhe duhej të kontrollohej në çdo kalim në portin e Durrësit. Mësohet se furgoni bënte transport mallrash mes Shqipërisë dhe Anglisë prej disa kohësh.
Sinjalizimi për fugonin e mbushur me paund britanik ka ardhur nga autoritetet angleze. Të pranishëm në kontrollin e furgonit ishin Drejtori i Policisë së Durrësit, Lorenc Shehu, nëndrejtori, shefi i Krimit Ekonomik dhe Drejtori i Doganës së Durrësit.
Policia deri tani ka ndaluar shoferin Jetmir Ismaili rreth 20 vjeç i cili ka deklaruar se nuk ka dijeni për paratë te furgoni, pasi bën transport mallrash nga Anglia në Shqipëri
I njëjti shofer ka dhe dy furgona të tjerë në Portin e Durrësit në pronësi të tij.
Ndërkohë ende nuk ka një reagim zyrtar nga Policia.