Seanca e sotme në Kuvend po karakterizohet nga një klimë e ashpër konfrontimi, teksa në qendër të përplasjeve mbetet rasti i bujshëm që ka implikuar ish-drejtuesen e SHISH-it, Vlora Hyseni. Ajo po hetohet nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, nën dyshimet se ka trajtuar në mënyrë të njëanshme dhe ka lehtësuar largimin e biznesmenit Ergys Agasi.
Ky i fundit lidhet drejtpërdrejt me dosjen hetimore të AKSHI-t, për të cilën pretendohet se ka manipuluar procedurat e prokurimeve dhe ka ushtruar presion mbi sipërmarrës të tjerë, duke i detyruar ata të hiqnin dorë nga pjesëmarrja në gara. Pasi i mbaroi koha e lejuar e fjalës prej 2 minutash, deputeti demokrat Flamur Noka nuk u tërhoq nga podiumi, duke shpërfillur thirrjet e vazhdueshme të kreut të Kuvendit, Peleshi.
Të lidhura
None found
Në momentin që kryeparlamentari njoftoi se do t’i jepej fjala ministres Ismailaj, Noka vijoi të mbante të zënë foltoren, çka solli si pasojë ndërprerjen e menjëhershme të seancës. Peleshi deklaroi një pushim 5-minutësh, ndërkohë që salla përshkohej nga thirrjet e opozitës për dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe nga zhurma e goditjeve mbi tavolina.
