Pas njoftimit nga Kuvendi për seancë plenare ditën e nesërme në ora 10:00, grupi parlamentar i PD ka njoftuar në ora 09:00 të së enjtes, do të zhvillojë mbledhje në seli.
Sipas njoftimit të PD, edhe pse nuk janë dakord me rendin e ditës, ku do të votohet në seancë të përshpejtuar projektvendmi i miratuar sot nga qeveria për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes, ata do të marrin pjesë në seancë.
Burime i thanë Top Channel se deputetët e PD do të votojnë pro bërjes pjesë të Shqipërisë në Bordin e Paqes, me ftesë nga Presidenti Donald Trump.
“Pavarësisht shkeljes së të gjitha rregullave procedurale kushtetuese dhe të Rregullores së Kuvendin, si një provokim të ulët ndaj opozitës dhe qytetarëve shqiptar, nga njeriu që ngërçin e tij me SHBA dëshiron tia imponojë Shqipërisë apo të mashtrojë shqiptarët sikur kjo nuk ekziston, ne DO TË MARRIM PJESË nesër në seancë, si mbështetje ndaj përpjekjeve/angazhimit të Presidentit të SHBA për paqen dhe sigurinë globale”, thuhet në njoftimin e PD.
