Scholz: Gjermania mbështet hapjen e negociatave me Shqipërinë

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pas takimit mes tyre kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat.

Scholz tha se Gjermania mbështet me kmbëngulje hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Scholz tha se Shqipëria ka bërë hapa para në demokraci, ndërsa theksoi se duhet të çojë para reformat e nisura në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.,

Ndërsa në fjalët e tij të fundit ai falënderoi Shqipërinë për qëndrimin e mbajtur për luftën në Ukrainë.

Ne duhet të angazhohemi çdo ditë për një jetë demokracie të hapur. Gjermania angazhohet me këmbëngulje për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Falënderoj Shqipërisë. Shqipëria mbështet vendimet e BE në politikën e jashtmne të BE 100%. Njësoj si ne Shqipëria dënon krimet be Rusisë ndaj popullatës civile. Sëbashku i kërkojmë Putinit të biej dakord për një armëpushim. Marrdhëniet tona bilerterale janë të shkëlqyera. Nesër do të shkruhet në Tiranë një marrëveshje reciproke për drejtimin e patentave. Shqipëria ka bërë hapa përpara në demokraci, ka krijuar struktura kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dëshiroj tu inkurajoj që këto reforma ti çoni përpara”, tha Scholz./albeu.com