“Scholz dhe Macron janë kumbarët e planit franko-gjerman”, Vuçiç nxehet me Ramën, heq kufjet dhe largohet nga konferenca

Situata mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, duket mjaft e tensionuar kohët e fundit, dhe këtë e tregoi dhe takimi i kësaj të premteje në Beograd.

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama zhvilloi një tur dy ditor në rajon, ku u takua me liderët e shteteve të Ballkanit (me përjashtim të Kurtit, i cili nuk e priti në takim), ku diskutoi për procesin e Berlinit di dhe samitin e ardhsmë që do të zhvillohet në Tiranë.

Por gjatë kësaj vizite u vunë re tensione të shumta mes Ramës dhe përfaqësuesve të Kosovës si dhe atyre të Serbisë, dhe mesa duket shkak ëhstë bërë propozimi i Ramës për Asosacionin.

Gjatë takimi me presidentin serb Vuçiç, ky i fundit u duk mjaft i tensionuar ndërsa deklaroi se atyre që i ëhstë propozuar drafti për asosacionin nuk janë kumbarët e serbisë (duke ju refereuar Shcolz-it dhe Macron), ndërsa shtoi se Serbia i zgjedh vetë kumbarët e saj.

Por menjëherë pas kësaj Rama theksoi se Scholz dhe Macron janë kumbarët e planit franko-gjerman përgjigje që si ka pëlqyer aspak Vuçiçit, i cili ka hequr menjëherë kuftjet duke mos e dëgjuar deri në fund përgjigjen e kreut të qeverisë shqiptare.


Shtuar 7.07.2023 21:40