Ndërkohe që ende po bën bujë rasti i vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha në Lezhë nga një i ri, Aldi Rama, në vëmendje është rikthyer vrasja e të riut Klodian Rasha nga ish-polici nevaldo Hajdaraj.
Ish-Ministri Sandër Lleshaj nuk e ka pritur mirë pyetjen që i bëri gazetari i kronikës, Elton Qyno, i cili i tha si e zgjidhi ish-Polici Nevaldo Hajdaraj çështjen e vrasjes së Klodian Rasha.
Lleshaj përsëri iu përgjigj me ton tepër serioz, në një debat në Open, teksa i tha se Nevaldo Hajadaraj e zgjidhi në mënyrë kriminale.
Pjesë nga debati:
Elton Qyno: Po Nevaldo Hajdari si e zgjidhi z.Lleshaj? Keni qenë ministër në atë kohë, dhatë dhe dorëheqjen për këtë arsye.
Lleshaj: Çfarë paqartësie kishit ju për këtë ?
Elton Qyno: Nevaldo Hajdari si e zgjidhi këtë? Për vetëmborjtje apo për çfarë?
Sandër Lleshaj: Ai e zgjidhi në mënyrë kriminale. Policia duhet të përdorë armën vetëm kur përdorët armë kundër tyre.
“Moralin tim e gjykoj vetëm unë dhe nuk ka askush tjetër tagër që të më gjykojë. Pikërisht sepse kam moral kam dhënë dorëheqjen, kam dhënë dorëheqjen pikërisht për të vendosur një standart moral që kësaj shoqërie i mungon dhe ka për t’i munguar dhe për shumë kohë. Termi gjynah uk më përket fare, mos e thoni,”- tha Lleshaj. /albeu.com/