Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, presidenti i vendit Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh të posaçëm për samitin që mbledh në Tiranë përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Europës Juglindore dhe të Bashkimit Evropian.
“Tirana kryeqytet i bisedimeve!”,- shkruan Presidenti Begaj për Samitin e Europës Juglindore-Ukrainë.
Presidenti Begaj, i vlerëson këto takime si të rëndësishme për rikonfirmimin e mbështetjes ndaj Ukrainës, për paqen, sigurinë dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.
Mesazhi:
“Tirana kryeqyteti i bisedimeve!
Shqipëria mirëpret këto dy ditë liderë të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore me vullnetin dhe dëshirën për të kontribuar për paqen, bashkëpunimin, zhvillimin e qëndrueshëm në rajon dhe për të rikonfirmuar mbështetjen ndaj Ukrainës.
Urime dhe suksese!”, shkruan Begaj.