Samiti për Ukrainën, kush janë liderët që do marrin pjesë

Ditën e sotme, Tirana mirëpret Samitin Ukrainë-Europa Juglindore që nis në ora 11:00.

Për këtë samit, në Tiranë për herë të parë ka ardhur edhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, i cili u prit mbrëmjen e djeshme në aeroport nga ministri i Jashtëm Igli Hasani.

Liderët që do marrin pjesë në samit janë:

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky

Presidentja e Moldavisë Maia Sandu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski

Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo

Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic.


Shtuar 28.02.2024 08:39