Samiti në Tiranë, Presidenti Begaj: Ngjarje e madhe historike për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe rajonit

Presidenti Bajram Begaj ka përshëndetuar mbajtjen e Samitit të Procesit të Berlinit që zhvillohet sot në Tiranë. Presidenti Begaj shprehet se kjo është një ngjarje e madhe historike për rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe rajonit.

“Mbajtja ne Tiranë sot e Samitit të Procesit të Berlinit është një ngjarje e madhe historike për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe rajonit. I uroj mirëseardhjen dhe punime të mbara delegacioneve pjesëmarrëse”, shkruan Begaj në reagimin e tij.

Agjenda e plotë e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë:

-Në orën 11:00 do të jetë pritja e liderëve
-Në orën 11:30 fjala hapëse
-Në orën 12:00 nis sesioni i punës, integrimi i rajonit në tregun e përbashkët europian dhe përmirësimi i konvergjencës me BE
-Në orën 13:30 fotografia familjare.
-Në orën 15:30 nis sesioni i dytë i punës, mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe digjital në Ballkanin Perëndimor
-Në orën 16:45 do të përurohet Kolegji i Europës në Tiranë
-Në orën 17:30 do të nënshkruhet marrëveshja rajonale për njohje reciproke të kualifikimit profesional
-Në orën 17:45 konferenca e përbashkët për shtyp
-Në orën 18:30 ceremonia e inaugurimit të Piramidës.


Shtuar 16.10.2023 08:54