Sot nis Samiti i BE-së në Bruksel, e pak para nisjen së tij ka ardhur edhe reagimi i parë i kryeministrit Rama, i cili vazhdon ta kritikojë Evropën pasi për shkak të Bullgarisë po mbahen peng vendet e Ballkanit.
Rama e cilëson si turp për Europën që ende vijon më çështjen bullgare, e cila prej kohësh ka bllokuar negociatat me Maqedoninë, e rrjedhimisht edhe më Shqipërinë.
Ai shton se 26 vendet e BE-së ndodhur në këtë situatë vetëm po vështrojnë se si Bullgaria po mban peng dy vende të NATO-s.
Postimi i Ramës:
Është një ditë e re në Evropë, por jo në Bullgari! Sa turp për Evropën kjo çështje bullgare! Në mes të një lufte shumë të nxehtë në oborrin e pasmë të Evropës, një vend i NATO-s rrëmben dy vende të tjera të NATO-s nën mbikëqyrjen e 26 vendeve të BE-së që qëndrojnë të qetë në një shfaqje të frikshme impotence! /albeu.com
It is a new day in Europe but not in Bulgaria! What a disgrace for Europe this Bulgarian affair! In the middle of a very hot war at Europe’s backyard a Nato country kidnapps two other Nato countries under the watch of 26 EU countries that sit still in a scary show of impotence!
— Edi Rama (@ediramaal) June 23, 2022