Sot është parashikuar të mbahet mbledhja e kryesisë së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, e thirrur nga Enlekejd Alibeaj.
Në një deklaratë për mediat është shprehur se nuk ka asnjë mundësi për mbledhjen e kryesisë së Grupit Parlamentar të PD-së, për shkak se sipas tij nuk ka kuorum. Salianji u shpreh se në mbledhje duhet të vinin të gjithë edhe nga ana e Rithemelimit, por sipas tij kjo nuk është pranuar.
Salianji ka hedhur akuza duke thënë se këto lëvizje sipas tij i shërbejnë vetëm Edi Ramës. Duke u ndaluar tek zgjedhja e Presidentit, sipas Salianjit fakti që kërkohet presidenti jo politik kjo po ashtu shkon vetëm në interes të Edi Ramës.
“Edhe sot nuk pati mbledhje të kryesisë së grupit parlamentar. Ka pasur përpjekje nga mua që të përfshiheshin në mbledhje edhe deputetë të PD, të Rithemelimit. ka pasur dakordësi nga zoti Boçi në emër të tyre. Praktika parlamentare e PD, ne funksionojmë me rregulloren e PD, e jo të Ramës. Ajo përcakton që kryesia përbëhet nga kryesia e vogël e grupit parlamentar. Kam komunikuar me pjesën më të madhe dhe skam pasur njoftim për mbledhje të grupit parlamentar. Rrjedhimisht s’ka mbledhje sepse s’ka kuorum. Dua të besoj që është naivitet politik të thuash që presidenti i ri nuk duhet të jetë në politikë në 5 vitet e fundit do të thotë ti shkosh mbrapa Ramës. Grupi parlamentar i PD mendon që Presidenti duhet të jetë politik. Shikoni në Itali, Matarella vjen nga një eksperiencë të gjatë politike. Të gjithë mund të bien dakord për atë pensionistin me biçikletë. E gjitha kjo bën të zhvendoset vëmendja”, tha Salianji.