Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salinaji, ka ironizuar ligjvënësit e PS-së në Kuvend, teksa votonin projektligjet mes zhurmueseve dhe tensioneve në sallën e Parlamentit.
“Jeni dele”, është shprehur Salianji, duke shtuar: “Kokën poshtë, kartonin lart”.
Deputetet e opozitës janë vendosur para foltores së Kuvendit me pankarta në duar.
“Demokracia vendoset me zgjedhje”, “Nuk duam Parlament Monist”, shkruhet në disa prej pankartave.
Ndërsa ashtu si edhe në skenarët e kaluar, deputetët e opozitës kanë ndezur zhurmuese.