Sali Berisha u bën thirrje të gjithëve të marrin pjesë në protestën që do mbahet të premten: Pështyjeni, gjuajeni me vezë, nxirreni për zverku Veliajn

Sali Berisha u bëri thirrje mbrëmjen e sotme të gjithë qytetarëve të marrin pjesë në protestën që pritet të mbahet të premten para bashkisë së Tiranës në orën 11:00.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Të dashur miq, shoqata për mbrojtjen e teatrit ka thirrur protestë ditën e premte para Bashkisë së Tiranës. Qytetarë dhe qytetare të Tiranës, demokrate dhe demokratë, të gjithë në protestë në ora 11.

Të gjithë në protestë. A ka poshtërim më të madh për Tiranën? A ka poshtërim më të madh për qytetarët e saj se sa një bandit, një hajdut, një i pafytyrë, pasi del vendimi i Gjykatës Kushtetuese, shkelmon mbi të dhe vazhdon të shkelë vendimin. Qytetarë dhe qytetare, shkoni dhe pështyjeni hajdutin aty ku është.

Të dashur miq, këtë javë Belind Këlliçi, të cilin e përgëzoj, në mbrojtje të votës suaj, në përpjekjen e tij për të mbrojtur votën tuaj, iu tregoi ju dhe shqiptarëve se si janë vjedhur me ndërmarrjen e drejtorëve 30 milionë euro në dhjetëra tendera.

Iu tregoj ju dhe qytetarëve të Tiranës se si një i quajtur Redi Molla, të regjistruar një ndërmarrje me një punëtor, pa asnjë bilanc, ndërton hotel 20 milionë euro në Durrës. Dhe punonjësja e tij vetë thotë se është i Lali Erit, është i vjedhës Erit.
Po si mund ta lini ju të hyjë në bashki hajduti mo? Nxirreni për zverku mo! Pështyjeni ku ta shihni.
Gjuajeni me domate, gjuajeni me vezë, largojeni hajdutin e poshtër nga bashkia.


Shtuar 2.04.2024 20:49