Sali Berisha theu pritshmëritë me Kuvendin, reagon Jozefina Topalli: Dita më e bukur! (FOTO LAJM)

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka mbështetur publikisht Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha që po organizohet aktualisht në stadiumin Air Albania.

Me anë të dy statuseve të publikuara në Facebook, Topalli shprehet e lumtur për presmarrjen dhe rregullin me të cilën po zhvillohet deri më tani procesi.

“Kjo është dita më e bukur politike pas 30 vitesh. Ajo që po ndodh sot është ushtrimi demokratik më i veçantë. Sot delegatët dhe anëtarësia e PD po bën histori…”- shkruan Topalli në Facebook duke bashkëngjitur numrin e delegatëve si dhe një foto të saj.

Sipas burimeve të albeu.com aktualisht numri i delegatëve që po marrin pjesë në këtë 4909 delegatë nga 4200 firma të mbledhura fillimisht nga ish-kryeministri. /albeu.com/