Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Edi Rama e ka diskriminuar veriun e vendit gjatë kohës së qeverisjes së tij.
Berisha shton se qytetarët në veri marrin shumë më pak shërbime krahasuar me taksat që paguajnë.
Sipas ish-kryeministrit, kjo gjë nuk është aspak e këndshme kur thuhet, por sipas tij, kur bëhet e përsëritur dhe në mënyrë të hapur, duhet denoncuar me forcën më të madhe.
“Ne kemi denoncuar me fakte diskriminimin e tmerrshëm që Rama u ka bërë qarqeve të veriut në Investime, duke u dhënë atyre thërrime në krahasim me taksat që ata paguajnë. Unë nuk e kam për mbarë që të bëjë të tilla krahinarizma, por nuk ato tejkalojnë çdo lloj limiti, duhen denoncuar me forcën më të madhe”, u shperh Berisha./albeu.com/