Saimir Korreshi: I keni kategorizuar deputetët, ne fshatarëve s’na vjen radha, nuk pret spitali i Lushnjes kur ta ketë terezinë shoqja ministre për interpelancë

Ditën e sotme, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, i rikujtoi kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, se ka bërë një kërkesë për interpelancë me ministren e Shëndetësisë, Evis Sala, duke theksuar se duhet marrë në konsideratë.

Teksa mori fjalën në Kuvend, ai ironizoi teksa tha se deputetët janë kategorizuar në Kuvend, duke shtuar se “fshatarëve” nuk iu vjen radha.

Të lidhura

None found

Sipas tij, situata në Spitalin e Lushnjes, nuk pret derisa ministrja e Shëndetësisë, të mund të mbajë interpelancën e kërkuar prej tij në Kuvend.

“Korreshi me nder jush jam bërë edhe unë një kërkesë për interpelancë me shoqen ministre të punëve të shëndetit. Janë kategorizuar këtu deputetët, ne fshatarëve nuk na vjen radha? Kujtohet para ’90, kur mbaja radhën për vaj guri, kur më vinte mua radha nuk kishte më vajguri.

Edhe kjo pjesa e interpelancës po në të njëjtin nivel jeni. Në Lushnje nuk pret situata se kur do ta ketë terezinë ministrja. Ajo ka ca batuta të bukura e thotë në fund të vitit por deri atëherë nuk premton situata për spitalin e Lushnjes“, u shpreh Korreshi.


Shtuar 23.04.2026 11:23