Sa shpesh duhet të pini ujë kur stërviteni?

Rimbushja e lëngjeve të humbura gjatë ushtrimeve bëhet në 3 herë: para, gjatë dhe pas stërvitjes. Qëllimi përfundimtar është ju të ushtroheni të hidratuar, të shmangni dehidratimin gjatë stërvitjes dhe të plotësojë lëngjet pas stërvitjes.

Para stërvitjes:

Konsumoni të paktën 0.5L ujë 2-3 orë para stërvitjes dhe rreth 0.15-0.25L ujë të freskët 15-20 minuta para stërvitjes.

Gjatë stërvitjes:

Konsumoni rreth 0.15-0.25L lëngje çdo 15 minuta gjatë stërvitjes. Nëse stërvitja zgjat më shumë se 60 minuta, siguroheni që pija të ketë një përmbajtje karbohidratesh prej 6-8% dhe një përmbajtje natriumi rreth 7%.

Pas stërvitjes:

Pranimi i përgjithshëm i ujit pas stëvitjes duhet të jetë më shumë se 1L. Në rastet e djersitjes së madhe, konsumi i kripës përmes pijeve ose ushqimit zvogëlon diurezën dhe arrin rivendosjen e ekuilibrit të lëngjeve dhe elektroliteve./albeu.com


Shtuar 19.06.2021 22:55