Të dielën mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në republikën e Kosovës.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë ka lajmëruar se janë rreth 1,3 milion qytetarë që kanë të drejtë vote gjatë këtij raundi zgjedhjesh.
Sipas zëdhënësit, Valmir Elezi, në 21 komunat ku do të ketë balotazh, përfshihen 66 për qind e të gjitha vendvotimeve në Kosovë. Në shifra kjo është 1638 vendvotime nga 2477 në total.
Sa i përket qytetarëve me të drejtë vote në balotazh, e që u takojnë këtyre 21 komunave, është 1,260,571. Numri i votuesve të certifikuar në raundin e parë për zgjedhjet në 38 komuna ka qenë 1,885,448 votues./albeu.com/