Alternativa ditën e sotme pritet të vendosë për postet në qeveri.
Sipas burimeve nga LSDM, bëhet me dije se në pushtet nga kjo forcë politike do të mbeten vetëm zv/kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ministri i Drejtësisë Bojan Mariqiç dhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.
Kjo nënkupton që përveç largimit tashmë të paralajmëruar të ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, nga posti të largohet edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.
Nga përbërja aktuale e LSDM-së në ekzekutiv pritet të largohet edhe zv/kryeministri për Luftë Kundër Korrupsionit, Ljupço Nikollovski./albeu.com/