Kompanitë Pfizer, BioNTech dhe Moderna po bëjnë gjithsej 65,000 dollarë në minutë falë vaksinave të tyre kundër Covid-19, sipas një raporti të Aleancës së Vaksinave Popullore, e cila promovon shpërndarjen më të barabartë të vaksinave në botë.
Kompanitë e barnave po grumbullojnë paratë duke shitur shumicën dërrmuese të vaksinave të tyre në vendet e pasura, në dëm të vendeve më pak të zhvilluara, ku shkalla e vaksinimit kundër Covid-19 mbetet e ulët, tha grupi.
Ndërkohë AstraZeneca dhe Johnson & Johnson i shesin vaksinat e tyre me një çmim kostoje./albeu.com