Dashi
Kur bëhet fjalë për besnikërinë në një lidhje, këta persona janë të fundit në listë. Janë më pak besnikë nga të gjitha shenjat e zodiakut. Janë gjithmonë në kërkim të aventurave të reja, sfidave, të cilat ndonjëherë nënkuptojnë partnerë të rinj.
Demi
Demi, ndër shenjat më kokëforta të zodiakut, jep 100 përqind nga vetja në një marrëdhënie. Nuk heq dorë nga partneri, edhe kur miqtë dhe familja e dëshirojnë këtë. Është besnik ndaj partnerit dhe i gatshëm ta çojë marrëdhënien e tyre në një nivel serioz.
Binjakët
Binjakët kanë dy anë të personalitetit të tyre, mund të jenë plotësisht besnikë dhe t’ju tradhtojnë në tjetrën. Kanë një personalitet të këndshëm, gjë që i bën të dëshiruar nga të gjithë.
Gaforrja
Nëse jeni duke kërkuar për partnerin besnik, Gaforret janë zgjidhja më e mirë. I përkushtohen më maksimum lidhjes së tyre. Ata gjithashtu nuk e durojnë dot tradhtinë. Pra, nëse jeni duke kërkuar për një lidhje serioze, dilni vetëm me një Gaforre.
Luani
Luanët janë njerëz shumë bujarë, krijues dhe të dashur. Ata janë shumë besnikë nëse përfundojnë me një partner që ndajnë të njëjtat ideale. Megjithatë, për shkak se janë shumë të përqendruar tek vetja, kurrë nuk i besojnë dikujt verbërisht.
Virgjëresha
Për Virgjëreshat, gjithçka është shumë e rëndësishme, përfshirë edhe marrëdhëniet e tyre. Janë shumë besnikë derisa marrin vëmendjen e duhur nga partneri i tyre. Nëse ata mendojnë që diçka nuk shkon, në pak kohë, fillojnë të kërkojnë për një partner të ri.
Peshorja
Kur bëhet fjalë për miqësinë, këta njerëz janë më besnikë nga të gjithë shenjat. Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet, ka pasur raste ku Peshoret kanë tradhtuar. Për të shmangur konfrontimin dhe dramën, Peshoret në përgjithësi i përmbahen partnerëve të tyre.
Akrepi
Akrepat jetojnë me pasionin. Nëse mund të ndiejnë shkëndijën në marrëdhënie, ata janë shumë besnikë, megjithatë, nëse energjia shuhet, mund të jenë mashtruesit e mëdhenj. Akrepat janë njerëz shumë xhelozë dhe posesiv dhe duan që partnerët të jenë besnikë ndaj tyre pa marrë parasysh se çfarë.
Shigjetari
Shigjetarët janë shumë të çuditshëm kur bëhet fjalë për besnikërinë. Ata mund të dashurohen marrëzisht, por në një moment mund të humbasin plotësisht interesin. Kjo është arsyeja pse Shigjetarët nuk mund të konsiderohen shumë besnikë.
Bricjapi
Bricjapët janë jashtëzakonisht besnikë ndaj partnerëve të tyre. Nëse në një moment ndihen të shkëputur nga partneri ose ndjejnë një kërcënim për raportin e tyre, bëjnë çmos për të rregulluar gjithçka. Të kesh një lidhje me një Bricjap mund të jetë shumë emocionuese.
Ujori
Ujorët në përgjithësi janë partnerë besnikë. Megjithatë, besnikëria e tyre varet nga mënyra se si silleni në marrëdhënie. Nëse jeni besnik ndaj tyre, ata do të jenë besnikë ndaj jush. Por, nëse gënjeni ose fshihni gjërat, nuk bëjnë asgjë ekstreme si mashtrimi, por thjesht ndahen.
Peshqit
Peshqit janë shumë emocionalë dhe të ndjeshëm. Ata janë miq të vërtetë. Kur bëhet fjalë për tradhtinë, ata nuk e tradhtojnë partnerin me një person tjetër, por nga instikti për një aventurë të re. Thjesht mund të ikin në kërkim të diçkaje emocionuese ose të ndryshme.