Rusia ka dëbuar tre dipolomatë norvegjezë nga Moska.
Këtë e ka bërë të ditur një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë në një intervistë për CNN.
Ky vendim vjen pasi Norvegjia shpalli non-grata tre diplomatë rusë në fillim të këtij muaji, si një masë ndëshkuese për luftën që po zhvillohet në Ukrainë dhe veçanërisht masakrës në Bucha.
Dëbimi i diplomatëve norvegjezë, shënon lëvizjen më të fundit hakmarrëse nga Rusia në mes të një dëbimi masiv të zyrtarëve në të gjithë Evropën në përgjigje të luftës në Ukrainë.