Rusia ka shpallur “non grata” kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau.
Ky vendimi i Moskës zyrtare vjen pasi Kanadaja ka vendosur sanksione të forta ndaj Rusisë.
Kanadaja ka qenë gjithashtu një prej vendeve që ka dhënë ndihma të shumta ndërsa për Ukrainën, e cila është në javën e tretë të agresionit ushtarak të Vladimir Putin.
Trudeau njoftoi, ndërsa vizitoi Evropën javën e kaluar, se Kanadaja do të dërgojë 50 milionë dollarë të tjera pajisje të specializuara për të ndihmuar Ukrainën.
Kanadaja ka dhënë gjithashtu 145 milionë dollarë ndihmë humanitare për Ukrainën dhe ka krijuar masa të reja imigracioni për të ndihmuar njerëzit që ikin nga lufta.