Sulme të tjera me raketa janë raportuar mbrëmjen e së enjtes dhe mëngjesin e së premtes në drejtim të centralit bërthamor të Zaporizhzhia, mes Rusinë dhe Ukrainën që akuzojnë njëra-tjetrën, shkruan The Guardian.
Mediat raportojnë se të paktën 10 raketa ranë pranë zyrës dhe stacionit të zjarrfikësve në termocentralin bërthamor më të madh në Europë.
Në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i thirrur për të diskutuar situatën, kreu i Agjencisë Bërthamore, Rafael Grossi paralajmëruar kjo është diçka e rëndë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres tha gjithashtu ngjarja mund të çojë në një katastrofë të rëndë.
Kina dhe SHBA kërkuan që ekspertët e OKB-së të lejohen urgjentisht të vizitojnë centralin, por kërkesa të ngjashme në të kaluarën deri më tani nuk janë pranuar. Më herët, SHBA-ja bëri thirrje gjithashtu për krijimin e një zone të çmilitarizuar rreth tij, por përfaqësuesi i Rusisë në OKB tha se çmilitarizimi nuk është një opsion, pasi ai do ta bënte centralin më të prekshëm ndaj provokimeve dhe sulmeve terroriste.
“Kjo është një situatë serioze dhe rëndë, dhe IAEA (Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ) duhet të lejohet të kryejë misionin e saj në Zaporizhzhia sa më shpejt të jetë e mundur,” tha shefi i agjencisë, Rafael Grossi, në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të enjten mbrëma.
Kompania shtetërore e Ukrainës që operon me centralin, Energoatom, tha se zona u godit pesë herë të enjten, duke përfshirë pranë vendit ku ruhen materialt radioaktive.