Fragmente raketash u gjetën në veri të Moldavisë mes sulmeve ajrore ruse që shpërthyen sot në shumë pjesë të Ukrainës, njoftoi ministria e Brendshme moldave.
“Pas granatimeve masive të Rusisë ndaj Ukrainës, një patrullë e policisë kufitare zbuloi mbetje të një rakete, me origjinë nga sulmet ajrore të Rusisë në Ukrainë”, tha ministria në një postim në Facebook.
Ditën e sotme në të gjithë Ukrainën u raportuan alarme për sulme ajrore.
Në dy orët e fundit, kanali zyrtar i alarmit ajror Telegram ka paralajmëruar për sulme në gjitë rajonin rreth kryeqytetit Kiev, si dhe qytetet kryesore Kherson dhe Lviv.
Alarmet janë dhënë edhe për rajonet e Kharkiv, Donestk, Dnipropetrovsk dhe të tjerat./Albeu.com/