Ukraina njoftoi sot se një referendum i mundshëm që do të mbahet në territorin e okupuar ukrainas nuk do të ketë bazë ligjore dhe se Rusia do të përballet me një përgjigje të fortë nga komuniteti ndërkombëtar dhe thellimin e izolimit global.
Një referendum për hyrjen e kësaj republike në Rusi mund të mbahet në territorin e Republikës së vetëshpallur Popullore të Luganskut, tha udhëheqësi i Republikës Popullore të Luhanskut, Leonid Pasechnik, shkruan albeu.com.
“Të gjitha referendumet e rreme në territoret e pushtuara përkohësisht janë të pavlefshme dhe nuk do të kenë asnjë rëndësi juridike”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko, në një deklaratë për Reuters. /albeu.com/