Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka bërë ndryshime në nivel drejtorësh.
Skënder Hitën, e ka emëruar Drejtor të Policisë së Durrësit, i cili deri tani mbante postin e Drejtorit te Policisë së Dibrës.
Ndërsa në Dibër është emëruar Drejtor i Policisë Dhimitraq Ziu, i cili mbante deri tani postin e z drejtorit për Rendin në Durrës./albeu.com