Rrugorja “nuk lëshon pe”, nami me gjoba në vetëm 3 orë

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në hyrje të Tiranës, Elbasanit, Durrësit dhe në rrugën e Kombit pasi fluksi i automjeteve është shtuar ndjeshëm që prej orës 16:00, që ka filluar kthimi i qytetarëve nga zonat bregdetare dhe turistike drejt Tiranës dhe Morinës.

Policia bën me dije se prej orës 16:00 janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 256 drejtues mjetesh që kryenin parakalime të gabuara apo sjellje agresive në rrugë.

Gjithashtu janë pezulluar 31 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 12 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Ndërkohë B.B, 55 vjeç u arrestua pasi drejtonte nje mjet taxi 8+1 në gjëndje të dehur në masën 0.94 mg/l.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ruajnë largësinë e sigurisë ndërmjet mjeteve për shkak të trafikut të rënduar, gjithashtu KUJDES, me parakalimet e gabuara, kufizoni shpejtësinë e lëvizjes sipas sinjalizimit rrugor, mos drejtoni mjetet pas përdorimit të pijeve alkoolike, pasi shërbimet e policisë rrugore janë duke monitoruar sjelljen tuaj në rrugë.


Shtuar 6.06.2021 19:34