Rrugorja me “dorë të hekurt”, 12 të arrestuar dhe mbi 1 mijë gjoba dy javët e fundit në Durrës

Gjatë dy javëve të fundit në Durrës janë arrestuar nga policia rrugore 12 shoferë dhe janë vënë 1349 gjoba për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Rrespekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë ushtruar kontrolle të shumta në të gjitha akset rrugore, jo vetëm për menaxhimin e trafikut, por dhe për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve që drejtojnë mjetet pa leje drejtimi, nën efektin e alkoolit, bëjnë parakalime të gabuara ose drejtojnë mjetin me shpejtësi mbi normat e lejuara.

Gjatë 14 ditëve të para të muajit korrik janë arrestuar në flagrancë 12 shtetas që drejtonin mjetet e tyre pa leje drejtimi ose nën efektin e alkoolit dhe 1 shtetas tjetër për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Në të gjithë qarkun e Durrësit, gjatë 14 ditëve të para të muajit korrik janë vendosur 1349 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

  • Janë pezulluar 61 leje drejtimi, nga këto 10 për pije alkoolike dhe 51 për shpejtësi tej normave të lejuara;
  • Janë vendosur 78 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit;
  • 396 masa administrative për parakalime të gabuara;
  • 45 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Policia Rrugore Durrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe motomjeteve, si dhe për këmbësorët, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor./albeu.com


Shtuar 14.07.2021 10:21