Mbrëmjen e sotme nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e 25 Prillit.
Data 25 mars shënon hapjen zyrtare të fushatës elektorale për të gjithë forcat politike në vend, të cilat do të garojnë në zgjedhjet parlamentare.
PD më në krye Lulzim Bashës do të nisë fushatën nga sheshi “Nënë Tereza”, në orën 17:00, ndërsa pritet që më pas të shtrihet në të gjithë Tiranën.
Sic mund t’a shihni në videot e bashkëngjitur lajmit, demokratët kanë pushtuar kryeqytetin me makina të mbushura me flamuj, një metodë kjo e frymëzuar nga Biden në Amerikë.
Nga ana tjetër, Partia Socialiste do të hapë fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, rreth orës 18:00 nga sheshi “Skënderbej”. /albeu.com/