Rruga e çuditshme në Bulqizë, çfarë ka dashur të tregojë kryebashkiaku (FOTO LAJM)

Kreu i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla ka publikuar në Facebook disa foto që tregojnë shtrimin e një rruge në lagjen Zoge në fshatin Dragu.

Bashkia ka siguruar materialin, ndërsa banorët kanë shtruar një rrugë shumë të çuditshme, vetëm për gomat e makinës, ndërsa në mes është bosh.

Në lagjen Zoge në Dragu. Bashkëpunuam me banorët për rrugën malore, e cila prej kohësh përbënte një problem të madh për lëvizjen e kalimtarëve. Falë dëshirës dhe vullnetit për të bashkëpunuar, #BashkiaBulqizë mundësoi bazën materiale të nevojshme, ndërsa vetë banorët kryen pjesën tjetër të punës”, shkruan Alla, por ajo që të gjithë nuk kuptojnë është strandardi i ri i rrugëve.

Në postimin e Allës kanë shpërthyer komentet duke ironizuar rrugën e re, që as me asfalt nuk është bërë, por me çimento./albeu.com

 

 


Shtuar 17.11.2021 18:36