Rroga e Ronaldos, rekord Guinness! 136 milionë euro në vitin 2023, sportisti më i paguar

Të ardhurat e Cristiano Ronaldos e lejuan atë të hynte edhe në Librin e Rekordeve Guinness së fundmi.

Sipas vlerësimeve të Forbes, për periudhën nga 1 maj 2022 deri më 1 maj 2023, shuma totale e parave të fituara (paga, shpërblimet, të ardhurat nga sponsorët dhe pjesëmarrja në projekte komerciale dhe fonde të tjera) për portugezin ishte 136 milionë dollarë.

Të lidhura

None found

Bazuar në këto të dhëna, futbollisti i Al-Nassr është përfshirë në Librin e Rekordeve Guinness si sportisti më i paguar në vitin 2023. Në vitin 2022, rekordin e mbante Lionel Messi 130 milionë dollarë.


Shtuar 15.07.2023 15:04