Rritja e trajtimit financiar për anëtarët e ushtrisë/ Ministria e Mbrojtjes: Ja kategoritë dhe shifrat përkatëse të përfitimit

Katër ditë më parë Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për rritjen e trajtimit financiar për disa kategori të Forcave të Armatosura. Ndërkohë, ditën e sotme ministria e Mbrojtjes njofton se efektivët e Forcave Speciale, ato Komando, zhytësit e FD, skuadrat e kërkim – shpëtimit, specialistët e Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë, Policia Ushtarake, e deri te mjekët dhe infermierët që shërbejnë në uniformë do të marrin një shtesë të re mbi pagën.

– efektivët e Forcave Speciale do të kenë trajtim financiar shtesë që shkon deri në 40000 lekë në muaj;
– Forcat Komando 30000 lekë në muaj;
– ndër këto kategori janë edhe efektivët e kërkim – shpëtimit, të cilët do të marrin deri në 30000 lekë në muaj shtesë mbi pagën;
– efektivët e Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese, (Explosive Ordnance Disposal – EOD) do të marrin deri 25000 lekë shtesë në muaj;
– ndërsa ata të Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë (MADM) deri në 25000 lekë në muaj;
– ndërkaq deri në 25000 lekë në muaj do të jetë trajtimi financiar shtesë që do të marrin efektivët e Policisë Ushtarake;
– një kategori e veçantë janë edhe mjekët e infermierët që shërbejnë në FA. Për mjekët është përcaktuar që të kenë një trajtim financiar shtesë deri në 25000 lekë në muaj, ndërsa për infermierët deri në 18000 lekë shtesë mbi pagën në muaj.

Sipas ministrisë, përmirësimi i ndjeshëm i trajtimit financiar do të rrisë jo vetëm motivimin e efektivëve aktualë, por shërben edhe si një nxitje për të gjithë të rinjtë për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura, të cilat ofrojnë karrierë dinjitoze dhe të ardhura përherë e më të mira.

Vendimi i fundit i qeverisë për rritjen e trajtimit financiar prek në mënyrë të veçantë disa prej strukturave që konsiderohen asete kombëtare, brenda Forcave të Armatosura.

Efektivët e Forcave Speciale, ato Komando, zhytësit e FD, skuadrat e kërkim – shpëtimit, specialistët e Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë, Policia Ushtarake, e deri te mjekët dhe infermierët që shërbejnë në uniformë do të marrin një shtesë të re mbi pagën, bazuar në këtë vendim:

– efektivët e Forcave Speciale do të kenë trajtim financiar shtesë që shkon deri në 40000 lekë në muaj;
– Forcat Komando 30000 lekë në muaj;
– ndër këto kategori janë edhe efektivët e kërkim – shpëtimit, të cilët do të marrin deri në 30000 lekë në muaj shtesë mbi pagën;
– efektivët e Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese, (Explosive Ordnance Disposal – EOD) do të marrin deri 25000 lekë shtesë në muaj;
– ndërsa ata të Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë (MADM) deri në 25000 lekë në muaj;
– ndërkaq deri në 25000 lekë në muaj do të jetë trajtimi financiar shtesë që do të marrin efektivët e Policisë Ushtarake;
– një kategori e veçantë janë edhe mjekët e infermierët që shërbejnë në FA. Për mjekët është përcaktuar që të kenë një trajtim financiar shtesë deri në 25000 lekë në muaj, ndërsa për infermierët deri në 18000 lekë shtesë mbi pagën në muaj.

Përmirësimi i ndjeshëm i trajtimit financiar do të rrisë jo vetëm motivimin e efektivëve aktualë, por shërben edhe si një nxitje për të gjithë të rinjtë për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura, të cilat ofrojnë karrierë dinjitoze dhe të ardhura përherë e më të mira.


Shtuar 13.10.2024 11:20