Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë bëri të ditur zyrtarisht se Eric Wendt ka filluar detyrën e ambasadorit të ri amerikan në Shqipëri.
Në një postim në rrjetet sociale, ambasada publikoi pamje nga ngritja e flamurit amerikan në rezidencën zyrtare, duke e cilësuar këtë moment si një hap të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Të lidhura
None found
“Në Shqipëri nis një kapitull i ri! Roja e Sigurisë së Marinës ngriti flamurin amerikan mbi rezidencën zyrtare, në kohën kur Ambasadori Wendt merr detyrën. Nën Presidentin Trump, aleancat tona bëhen më të forta kur qëndrojmë së bashku, ndajmë përgjegjësitë dhe punojmë për një të ardhme më të begatë e më të sigurt për të dy kombet”, deklaroi Ambasada e SHBA-së në Tiranë.
