Rritja e temperaturave, mbi 30 mijë kosovarë mësyjnë drejt Shqipërisë

Me ngritjen e temperaturave, shumë qytetarë i janë drejtuar qyteteve bregdetare. Mbi 30 mijë kosovarë kanë udhëtuar drejt Shqipërisë nga dita e premte deri këtë të diel.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka thënë për mediat se 32.163 qytetarë të Kosovës kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për fundjavë.

“32 mijë e 163 shtetas të Kosovës kanë shkuar në Shqipëri këtë vikend, 5 mijë prej tyre vetëm ditën e sotme”, ka thënë Minxhozi.

Pavarësisht gjithë situatë së krijuar nga pandemia, qytetarët e Kosovës nuk i pengoi asgjë për të udhëtuar drejt Shqipërisë.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 160 raste të reja dhe 5 viktima nga Covid-19.


Shtuar 2.05.2021 16:29