Sociologia Dhurata Prokshi ka deklaruar se numri i grave të vrara në Kosovë pasqyron mangësi të rënda në mënyrën se si trajtohet dhuna në familje dhe si zbatohet barazia gjinore.
Sipas saj, kjo problematikë formësohet fillimisht brenda familjes dhe përmes edukimit familjar, ndërsa më pas shfaqet edhe në shkolla dhe në institucionet përgjegjëse.
Të lidhura
None found
Duke iu referuar rastit të fundit të vrasjes së një gruaje, Prokshi e ka cilësuar alarmuese faktin që viktima, megjithëse ishte e arsimuar, e vetëdijesuar dhe kishte ndërmarrë hapa për të kërkuar mbrojtje, nuk mundi të shpëtonte.
Ajo ka theksuar se kjo ngjarje evidenton edhe dështimin e institucioneve për të reaguar në mënyrën e duhur, pavarësisht se viktima ishte përballur vazhdimisht me to.
Prokshi ka shprehur kritika edhe për qëndrimin e disa punonjësve institucionalë, të cilët, sipas saj, e trajtojnë ndihmën ndaj qytetarëve si një akt njerëzillëku dhe jo si përgjegjësi profesionale.





