Qytetarët janë mbledhur para Kryeministrisë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve të shportës, gazit dhe karburantit.
Gjithashtu ata kanë dalë në shesh për t’i thënë jo vjedhjes së pushtetarëve, varfërimit të shqiptarëve dhe po ashtu për t’i thënë jo abuzimimeve me koncesionet.
Kjo është protesta e 3-të që po zhvillohet për të kundërshtuar rritjen e çmimeve, dhe ndryshe nga herë të tjera ku nuk ka pasur polici, këtë herë, para Kryeministrisë është krijuar një kordon me efektivë.
Aktualisht protesta po zhvillohet paqësisht.
Vijon…