Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka deklaruar në një konferencë për mediat pak minuta më parë se inflacioni gjatë muajit prill dhe maj shënoi një rritje duke kapur shifrën e 6.7%.
Gjithashtu ai shton se Prodhimi i Brendshëm Bruto, u rrit me pothuajse 6% në tremujorin e parë të këtij viti.
“Inflacioni shënoi rritje në muajin prill dhe maj duke shënuar 6.2 dhe 6.7%. Ishin në kahun e sipërm të parashikimeve tona. Pasqyroi rritjen e çmimeve të ushqimeve. Sipas të dhënave të INSTAT, GDP u rrit me pothuajse 6% në tremujorin e parë të këtij viti. Rritja ekonomike u diktua nga zgjerimi i konsumit dhe investimeve private dhe rritja e eksporteve. Rënia e investimeve publike dhe rritja e importeve kanë shkuar në kahun e kundërt,” u shpreh Sejko./albeu.com